Juventusi synon t’ia rrëmbejë Interit objektivin e madh

Guglielmo Vicario është shndërruar në portierin e padiskutueshëm numër një të Tottenham Hotspur, por vera mund ta vendosë përballë një vendimi të madh. Italiani po shihet si një objektiv serioz nga dy gjigantë të futbollit italian, Inter dhe Juventus. Interi po përjeton një sezon të fortë në Serie A dhe po fërkon duart në garën për…

Sport

24/02/2026 14:25

Guglielmo Vicario është shndërruar në portierin e padiskutueshëm numër një të Tottenham Hotspur, por vera mund ta vendosë përballë një vendimi të madh. Italiani po shihet si një objektiv serioz nga dy gjigantë të futbollit italian, Inter dhe Juventus.

Interi po përjeton një sezon të fortë në Serie A dhe po fërkon duart në garën për Scudetto, sidomos pas hapave fals të rivalëve. Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu synon jo vetëm titullin, por edhe ndërtimin e një projekti afatgjatë.

Një nga prioritetet e drejtuesve zikaltër është çështja e portës. Me misionin për të përgatitur pasardhësin e veteranit Yann Sommer, Interi e sheh Vicarion si profilin ideal për të marrë gradualisht stafetën.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi është gati të bëjë lëvizje konkrete gjatë afatit kalimtar veror. Portieri 29-vjeçar ka kontratë me Spurs deri në vitin 2028, por në mungesë të një rinovimi të ri, situata e tij mund të bëhet e hapur për negociata.

Interesi nuk mungon as nga Juventusi, çka paralajmëron një “Derby d’Italia” të vërtetë në merkato mes dy rivalëve historikë. Tottenham e ka vlerësuar gardianin italian rreth 25 milionë euro, shifër që si Interi ashtu edhe Juventusi pritet ta shqyrtojnë seriozisht.

Vera pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Vicario-s, me një rikthim të mundshëm në Itali që po merr gjithnjë e më shumë formë.