Presidentja Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Kosta Rikës në Kosovë

Presidentja e Vjosa Osmani, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale të ambasadores së re të Kosta Rica në Kosovë, Olga M. Sauma Uribe. Me këtë rast, presidentja Osmani i uroi mirëseardhjen ambasadores dhe e përgëzoi për emërimin, duke theksuar se mandati i saj do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, transmeton lajmi.net.…

Lajme

24/02/2026 13:37

Presidentja e Vjosa Osmani, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale të ambasadores së re të Kosta Rica në Kosovë, Olga M. Sauma Uribe.

Me këtë rast, presidentja Osmani i uroi mirëseardhjen ambasadores dhe e përgëzoi për emërimin, duke theksuar se mandati i saj do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, transmeton lajmi.net.

Ajo shprehu mirënjohje për mbështetjen e hershme dhe parimore të Kosta Rikës për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, duke vënë në pah potencialin për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

Gjatë takimit, u diskutua për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha si diplomacia, ekonomia dhe turizmi. Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e heqjes së ndërsjellë të vizave, si një hap konkret për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve dhe zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe kulturore.

Në përmbyllje, Osmani riafirmoi përkushtimin e Kosovës ndaj paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, duke theksuar rolin e partneritetit me Kosta Rikën dhe shtetet e tjera të Amerikës Latine në avancimin e prioriteteve të përbashkëta për paqe, demokraci dhe zhvillim./lajmi.net/