Kuvendi i Republikës së Kosovës konstituon komisionet parlamentare, publikohen përbërjet e plota

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka themeluar komisionet parlamentare për mandatin e ri, duke përcaktuar strukturën udhëheqëse dhe anëtarësinë e secilit komision. Përbërja e tyre pasqyron raportin e forcave politike në Kuvend dhe garanton përfaqësimin e komuniteteve, transmeton lajmi.net. Komisionet e përhershme Komisioni për Buxhet (11 anëtarë) Kryetar: Enver Haliti (LVV)Zëvendëskryetar i parë: Kujtim Gashi…

Lajme

24/02/2026 12:21

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka themeluar komisionet parlamentare për mandatin e ri, duke përcaktuar strukturën udhëheqëse dhe anëtarësinë e secilit komision.

Përbërja e tyre pasqyron raportin e forcave politike në Kuvend dhe garanton përfaqësimin e komuniteteve, transmeton lajmi.net.

Komisionet e përhershme

Komisioni për Buxhet (11 anëtarë)

Kryetar: Enver Haliti (LVV)
Zëvendëskryetar i parë: Kujtim Gashi (PDK)
Zëvendëskryetare e dytë: Verica Ćeranić (LS)
Anëtarë: Fatos Geci, Ilir Kërçeli, Valon Hoti, Shqipe Metaj Isufi (LVV); Mergim Lushtaku (PDK); Besian Mustafa (LDK); Emilija Redžepi (Multietnik); Daut Haradinaj (AAK).

Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim (12 anëtarë)

Kryetare: Verica Ćeranić (Komuniteti serb)
Zëvendëskryetar i parë: Adnan Rrustemi (LVV)
Zëvendëskryetar i dytë: Bahrim Šabani (Komunitetet jo-shumicë)
Anëtarë: Eman Rrahmani (PDK); Kujtim Shala (LDK); Besnik Tahiri (AAK); Miljana Nikolić, Slavko Simić, Srdjan Popović (Komuniteti serb); Fatma Taçi, Erxhan Galushi, Fridon Lala (Komunitetet jo-shumicë).

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore dhe mbikëqyrjen e AKK-së (11 anëtarë)

Kryetar: Përparim Gruda (PDK)
Zëvendëskryetar i parë: Vigan Qorrolli (LVV)
Zëvendëskryetare e dytë: Ljiljana Stefanović (LS)
Anëtarë: Arijeta Rexhepi, Artan Abrashi, Blerim Gashi, Adnan Rrustemi (LVV); Blerta Deliu (PDK); Doarsa Kica-Xhelili (LDK); Erxhan Galushi (Multietnik); Besnik Tahiri (AAK).

Komisioni për Integrim Evropian (11 anëtarë)

Kryetare: Hykmete Bajrami (LDK)
Zëvendëskryetare e parë: Liza Gashi (LVV)
Zëvendëskryetar i dytë: Fridon Lala (Multietnik)
Anëtarë: Adelina Grainca, Fatos Geci, Fahrush Rexhepi, Blerim Gashi (LVV); Arian Tahiri, Ariana Musli-Shoshi (PDK); Zlatan Elek (LS); Time Kadrijaj (AAK).

Komisionet funksionale

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë (11 anëtarë)

Kryetare: Arbëreshë Kryeziu-Hyseni (LVV)
Zëvendëskryetar i parë: Lutfi Haziri (LDK)
Zëvendëskryetar i dytë: Bahrim Šabani (Multietnik)
Anëtarë: Shqipe Selimi, Vigan Qorrolli, Abdullah Klinaku, Fjolla Ujkani (LVV); Enver Hoxhaj, Elmi Reçica (PDK); Zlatan Elek (LS); Time Kadrijaj (AAK).

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji (11 anëtarë)

Kryetare: Arjeta Fejza (LVV)
Zëvendëskryetare e parë: Sala Jashari (PDK)
Zëvendëskryetare e dytë: Fatma Taçi (Multietnik)
Anëtarë: Fahrush Rexhepi, Mytaher Haskuka, Arbërie Nagavci, Shqipe Isufi (LVV); Enver Hoxhaj (PDK); Jehona Lushaku-Sadriu (LDK); Nemanja Biševac (LS); Besnik Tahiri (AAK).

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion (11 anëtarë)

Kryetare: Rozeta Hajdari (LVV)
Zëvendëskryetare e parë: Janina Ymeri (LDK)
Zëvendëskryetar i dytë: Milan Kostić (LS)
Anëtarë: Driton Hyseni, Ejup Ahmeti, Taulant Kelmendi, Valon Ramadani (LVV); Uran Ismaili, Ferat Shala (PDK); Lazar Radulović (Multietnik); Besnik Tahiri (AAK).

Komisioni për Mjedis, Infrastrukturë dhe Transport (11 anëtarë)

Kryetar: Arsim Ademi (LVV)
Zëvendëskryetar i parë: Mergim Lushtaku (PDK)
Zëvendëskryetar i dytë: Srdjan Popović (LS)
Anëtarë: Alban Bajrami, Salih Zyba, Artan Abrashi, Drita Pajaziti (LVV); Ferat Shala (PDK); Ukë Rugova (LDK); Ergül Mazrek (Multietnik); Albana Bytyqi (AAK).

Komisioni për Shëndetësi (11 anëtarë)

Kryetar: Haxhi Avdyli (LVV)
Zëvendëskryetar i parë: Uran Ismaili (PDK)
Zëvendëskryetar i dytë: Ergül Mazrek (Multietnik)
Anëtarë: Naim Bardiqi, Fitim Haziri, Labinotë Demi-Murtezi, Sylejman Meholli (LVV); Artan Behrami (PDK); Armend Zemaj (LDK); Miljana Nikolić (LS); Albana Bytyqi (AAK).

Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal (11 anëtarë)

Kryetare: Ariana Musliu-Shoshi (PDK)
Zëvendëskryetar i parë: Alban Bajrami (LVV)
Zëvendëskryetar i dytë: Igor Simić (LS)
Anëtarë: Egzon Azemi, Fitim Haziri, Bajram Mavriqi, Adriana Matoshi (LVV); Ganimete Musliu (PDK); Ermal Sadiku (LDK); Emilja Redžepi (Multietnik); Time Kadrijaj (AAK).

Komisioni për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes (11 anëtarë)

Kryetar: Mefail Bajqinovci (LVV)
Zëvendëskryetar i parë: Fadil Hadergjonaj (LDK)
Zëvendëskryetar i dytë: Lazar Radulović (Multietnik)
Anëtarë: Enver Dugolli, Arbër Rexhaj, Rufki Suma, Shqipe Selimi (LVV); Rrahman Rama, Ganimete Musliu (PDK); Slavko Simić (LS); Albana Bytyqi (AAK).

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje dhe Peticione (11 anëtarë)

Kryetare: Fatmire Kollçaku (LVV)
Zëvendëskryetar i parë: Artan Behrami (PDK)
Zëvendëskryetare e dytë: Ljiljana Stefanović (LS)
Anëtarë: Aferdita Hajrizi, Salih Zyba, Mytaher Haskuka, Edona Llalloshi (LVV); Sala Jashari (PDK); Armend Zemaj (LDK); Ergül Mazrek (Multietnik); Albana Bytyqi (AAK).

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike (11 anëtarë)

Kryetar: Arben Mustafa (PDK)
Zëvendëskryetar i parë: Hysen Durmishi (LVV)
Zëvendëskryetar i dytë: Artan Asllani (Multietnik)
Anëtarë: Bajram Mavriqi, Jeton Raka, Taulant Kelmendi, Liza Gashi (LVV); Eman Rrahmani (PDK); Avdullah Hoti (LDK); Srdjan Popović (LS); Besnik Tahiri (AAK).

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (11 anëtarë)

Kryetar: Anton Quni (LDK)
Zëvendëskryetar i parë: Salih Zyba (LVV)
Zëvendëskryetar i dytë: Nemanja Biševac (LS)
Anëtarë: Arbër Rexha, Agim Bahtiri, Luan Aliu, Mimoza Shala (LVV); Besa Kabashi-Ramaj, Rrahman Rama (PDK); Fridon Lala (Multietnik); Bekë Berisha (AAK).

Komisioni për Kulturë, Turizëm dhe Sport (11 anëtarë)

Kryetar: Erxhan Galushi (Multietnik)
Zëvendëskryetare e parë: Adelina Thaqi-Meta (LDK)
Zëvendëskryetare e dytë: Adriana Matoshi (LVV)
Anëtarë: Edona Llalloshi, Bylbyl Sokoli, Ilir Kërçeli, Arijeta Fejza (LVV); Arbnore Salihu, Blerta Deliu-Kodra (PDK); Milan Kostić (LS); Bekë Berisha (AAK).

Komisioni për Mirëqenie Sociale, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Persona të Pagjetur (11 anëtarë)

Kryetar: Adnan Rrustemi (LVV)
Zëvendëskryetare e parë: Arbnore Salihu (PDK)
Zëvendëskryetar i dytë: Artan Asllani (Multietnik)
Anëtarë: Mytaher Haskuka, Sylejman Meholli, Mimoza Shala, Jeton Raka (LVV); Besa Kabashi-Ramaj (PDK); Besian Mustafa (LDK); Nemanja Biševac (LS); Time Kadrijaj (AAK).

Me këtë përbërje, komisionet parlamentare pritet të nisin shqyrtimin e projektligjeve dhe mbikëqyrjen e institucioneve në kuadër të mandatit të ri legjislativ./lajmi.net/