Komisioni për Arsim nis punën me debate e kundërshtime, propozohet takim me ministrin Çeku

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji ka miratuar fushëveprimin e Komisionit. Anëtari i këtij Komisioni, Fahrush Rexhepi propozoi që në fushe veprimtarinë e këtij komisioni duhet të përfshijë edhe mbikëqyrjen e institucioneve shkencore në arsim. “Propozoj futjen e mbikëqyrjen e ligjshmërisë në disa institucione tjera shkencore për Insitutin e Historisë dhe Albanologjik dhe është edhe…

Lajme

24/02/2026 11:38

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Teknologji ka miratuar fushëveprimin e Komisionit.

Anëtari i këtij Komisioni, Fahrush Rexhepi propozoi që në fushe veprimtarinë e këtij komisioni duhet të përfshijë edhe mbikëqyrjen e institucioneve shkencore në arsim.

“Propozoj futjen e mbikëqyrjen e ligjshmërisë në disa institucione tjera shkencore për Insitutin e Historisë dhe Albanologjik dhe është edhe Instituti i Pedagogjisë”, tha ai.

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arberie Nagavci konsideroj se fushë veprimtaria është mjaftë gjithëpërfshirës dhe nuk ka nevojë të ngarkohet.

“Janë përfshirë specifikisht disa tema bazuar në praktikat e më hershme. Ne mund të ndërhyjmë në aktivitete dhe mbikëqyrja edhe jashtë asaj që është e përcaktuar specifikisht. Të mos ngarkohet fushë veprimtaria siç është e cek dhe temat tjera mund t’i trajtojnë varësisht nga nevoja”, tha ajo.

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj u shpreh se meqenëse ende nuk ka program të qeverisë dhe nuk dihet qasje e qeverisë së re karshi fushës së arsimit, kërkoi një takim me ministrin e Arsimit, Hajrullah Cekun për të diskutuar, si dhe të ftohen edhe drejtorët e arsimit të komunave të Kosovës.

Anëtarja e Komisionit për Arsim nga radhët e PDK, Sala Jashari kërkoi funksionalizimit të Këshillit Shtetërore Para-universitarë të përcaktuar me ligj.

Anëtarja e komisionit për arsim nga LDK, Jehona Lushaku propozoi që agjenda evropian dhe harmonizimi dhe kurrikula të jetë prioritet i këtij komisioni.

Anëtari i Komisionit nga Lista Serbe, Nemanja Bisevaq tha se çështja e mbikëqyrjes së arsimit të lartë në veri është çështje e dialogut.

“Megjithatë, konsideroj se kjo është çështje e dialogut dhe një nga kompetencat e komisionit të ardhshëm të përbashkët, prandaj mendoj se ne nuk duhet të merremi me këtë çështje tani”, tha ai.

Për këtë, Enver Hoxhaj tha se çështja e arsimit nuk i takon dialogut dhe politikës ditore./kp