Një shtetas shqiptar arrestohet në Itali, dyshohet për përfshirje në një rrjet të trafikut të drogës
Një 22-vjeçar shqiptar u ndalua në Brescia të Italisë, si pjesë e një rrjetit të dyshuar të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës. Aksioni nga patrullat ka qenë rastësor në zonën e Ospitaletto, ndërsa i riu jetonte në Romë. Sjellja e tij veçanërisht nervoze ngjalli dyshime tek oficerët që e ndaluan për një kontroll rutinë dhe…
Lajme
Një 22-vjeçar shqiptar u ndalua në Brescia të Italisë, si pjesë e një rrjetit të dyshuar të trafikut dhe shpërndarjes së kokainës.
Aksioni nga patrullat ka qenë rastësor në zonën e Ospitaletto, ndërsa i riu jetonte në Romë. Sjellja e tij veçanërisht nervoze ngjalli dyshime tek oficerët që e ndaluan për një kontroll rutinë dhe vendosën të kryenin një hetim më të plotë brenda automjetit.
I riu u arrestua me akuzën e trafikut të drogës.
Brenda mjetit, oficerët gjetën 70 qese me kokainë, me një peshë totale prej 76 gramë, gati për shitje. Së bashku me drogën, oficerët sekuestruan edhe 415 euro cash, që besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës.
Ndalimi ndodhi ndërsa i riu po ngiste makinën përgjatë rrugës nga Travagliato.
Pas ndalimit, sjellja e tij e shqetësuar i shtyu oficerët të kontrollonin automjetin. Tani po hetohet edhe për bashkëpunëtorët e tij në këtë biznes ilegal.