Edhe pse e përkrahu publikisht, Harry Bajraktari po lobon në ShBA t’ia zë vendin Vjosa Osmanit në Presidencë
Aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, po lobon në Shtetet e Bashkuara për t’i marrë vendin Presidentes Vjosa Osmani, edhe pse publikisht e ka përkrahur për një mandat të dytë. Derisa burime të pavarura në Washington DC dhe New York, ku janë kontaktuar nga “Interaktiv Talks”, bëjnë me dije se Bajraktari po zhvillon takime me…
Lajme
Aktivisti i njohur shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, po lobon në Shtetet e Bashkuara për t’i marrë vendin Presidentes Vjosa Osmani, edhe pse publikisht e ka përkrahur për një mandat të dytë.
Derisa burime të pavarura në Washington DC dhe New York, ku janë kontaktuar nga “Interaktiv Talks”, bëjnë me dije se Bajraktari po zhvillon takime me kongresistë që merren me çështjet e Kosovës, përfshirë edhe Richie Torres, për të promovuar kandidaturën e tij për presidencë.
Bajraktari po shpreson që Lëvizja Vetëvendosje të mos e nominojë Osmanin për një mandat të ri dhe synon të paraqitet si kandidat konsensual i Kosovës. Bajraktari është më së shumti i lidhur me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe me vëllezërit Haradinaj, të cilët kanë mbështetur publikisht aktivitetin e tij.
Sipas raportimeve, Bajraktari ka raporte të mira me individë nga të gjitha partitë politike, por deri më tani nuk ka dhënë koment për këtë çështje. Javë më parë, ai kishte bërë thirrje që deputetët të mbështesnin Osmanin për një mandat të dytë:
“U bëj thirrje të gjithë deputetëve, pozitë e opozitë, votoni Presidenten Vjosa Osmani për një mandat të dytë,” kishte deklaruar Bajraktari.
Ndërkohë, për zgjedhjen e presidentit kanë mbetur më pak se dy javë, ndërsa Kryeministri Albin Kurti ka bërë të qartë se Presidentja aktuale Vjosa Osmani nuk është kandidatura e tij për një mandat të ri. /Lajmi.net/