Policia e Kosovës godet në Ferizaj: Arrestohet personi që posedonte drogë, pistoletë dhe para të gatshme
Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, ka arrestuar një person të dyshuar gjatë një rasti të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt, ku dyshohej për posedim të substancave narkotike. Me urdhër të Gjykatës dhe në prezencë të një dëshmitari, është kontrolluar prona ku jetonte i dyshuari L.I., mashkull/kosovar, dhe…
Lajme
Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, ka arrestuar një person të dyshuar gjatë një rasti të dhunës në familje në rajonin e Ferizajt, ku dyshohej për posedim të substancave narkotike.
Me urdhër të Gjykatës dhe në prezencë të një dëshmitari, është kontrolluar prona ku jetonte i dyshuari L.I., mashkull/kosovar, dhe janë konfiskuar si prova materiale:
-
86.7 gram marihuanë;
-
4.7 gram kokainë;
-
40.2 gram marihuanë në formë çokollate;
-
Një pistoletë me gaz me një karikator dhe 6 fishekë;
-
400 euro në para të gatshme;
-
2 telefona mobil;
-
Një pako me letra për mbështjelljen e narkotikëve;
-
Një peshore digjitale.
Veprimet u ndërmorën në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Ferizaj. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/
