Kurti takon emisarin e BE-së, në fokus dialogu Kosovë-Serbi
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim zyrtar Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen. Me këtë rast, emisari evropian e uroi kryeministrin Kurti për formimin e qeverisë së re si dhe për fillimin e mandatit të tij të ri në krye të ekzekutivit. Gjatë takimit…
Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në një takim zyrtar Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.
Me këtë rast, emisari evropian e uroi kryeministrin Kurti për formimin e qeverisë së re si dhe për fillimin e mandatit të tij të ri në krye të ekzekutivit.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend, forcimin e sundimit të ligjit dhe përparimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, të cilat u theksuan si prioritete të qarta të agjendës qeverisëse.
Në fokus të bisedës ishte edhe procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Qeveria e Republikës së Kosovës rikonfirmoi përkushtimin e saj për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, përmes një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme që garanton njohje reciproke. /Lajmi.net/