Kurti: VV dhe asnjëra nga partitë që bisedova nuk kanë emër të përveçëm për President – Jemi shumë larg 80 deputetëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt ka folur pas takimit që ka mbajtur me të parin e LDK-së, Lumir Abdixhikun. Ai ka thënë se në këtë takim, kanë diskutuar për shtet-ndërtimin demokratik në vend, drejtësinë dhe progresin e sfidat që i presin. “E uruam njëri tjetrin në detyrat dhe funksionet që kemi, gjithashtu u zotuam për…

Lajme

23/02/2026 16:40

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt ka folur pas takimit që ka mbajtur me të parin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Ai ka thënë se në këtë takim, kanë diskutuar për shtet-ndërtimin demokratik në vend, drejtësinë dhe progresin e sfidat që i presin.

“E uruam njëri tjetrin në detyrat dhe funksionet që kemi, gjithashtu u zotuam për komunikim dhe kontakte të drejtpërdrejta për bashkëbisedime të frytshme ashtu që të hapim një kapitull të ri të raporteve mes partive politike, mes Qeverisë dhe opozitës. Synimi ynë është që çëszhtjet e dallimeve partiake të mos jenë të tilla që të vihen në veprim në kurriz të interesit të përgjtihshëm shtetëror. E falënderova edhe për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat natyrisht vetëm me neve sui shumëicë nuk do të kalonin”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se tani sfidë tjetër është 2/3 e deputetëve për zgjedhjen e Presidentit, shkruan lajmi.net.

“Në njërën anë ne nuk kemi garuar në zgjedhjet e 28 dhjetorit si VV, me ndonjë emër të përveçëm që kemi thënë se do të jetë kandidati ynë. Pra, VV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon të bëhet president. Por njësoj vlen edhe për PDK dhe LDK që u konfirmua dhe nga takimi mbrëmë që kisha me Bedri Hamzën edhe Lumir Abdixhikun.  Ne si parti politike, nuk kemi pasur kandidat nga radhët tona. Andaj ën vjim, ose duhet ta gjejmë një emër të përveçëm që na garanton të jenë 2/3 e deputetëve që qëndrojnë në sallë dhe votojnë duke përzgjedhur një emë të përveçëm në fletëvotim që e hedhin në kuti më së largu më 4 mars, ose është tjetra që subjektet politike merren vesh me njëra tjetrën për rrugën përpara”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se tani për të qenë i suksesshëm votimi i Presidentit duhen diku 83 deri në 85 deputetë, sepse nuk mund të rrezikojnë me vetëm 81 sipas Kurtit,

“Pra për të pasur sukses zgjedhja e PResidenti, shfaqet e nevojshme që ti kemi diku 83-84-85 deputet. PRandaj na duhet një shumicë që i afrohet 85 më shumë se qe ngelet te 80. Nuk është situatë e lehtë, por në vijim do t’i intensifikojmë bisedimet ashtu që t ëkemi një zgjidhje për ëçshtjen e PResidentit, sepse përshtypja është që subjektet politike konsiderojnë se pas atyre 4 palë zgjedhjeve nuk do duhej që edhe vitin 2026, gjysmën e parë të na marrin zgjedhjet e reja.  Qytetarët kanë votuar e zgjedhur më shpesh se kurdo herët në vitin 2025.  Do të përpiqemi që të evitojmë zgjedhjet e reja”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se ende nuk kanë mbledhur nënshkrime për askënd, sepse ka thënë se nuk do të mund të arrijnë numrin më të mirë teorik.

“Edhe VV 66  me partnerët që ka garuar bashkë dhe pakicat, kur ja shton edhe 15 deputetë të LDK-së bëhen 81, pra menxi. Do të thotë që asnëjri nuk guxon të dështoj, prandaj edhe VV LDK nuk është një formulë e sigurtë që ne ta tejkalojmë kët ëçështje.”, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/