Kurti takoi ambasadorin Hargreaves: Biseduan për thellim të bashkëpunimit në projekte të përbashkëta

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves. ZKM ka njoftuar se në takimin e parë pas formimit të qeverisë së re, ambasadori Hargreaves e uroi kryeministrin Kurti për mandatin e ri.  “Diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në projektet e përbashkëta. Të dy shprehën gatishmërinë…

Lajme

23/02/2026 15:55

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

ZKM ka njoftuar se në takimin e parë pas formimit të qeverisë së re, ambasadori Hargreaves e uroi kryeministrin Kurti për mandatin e ri.

 “Diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në projektet e përbashkëta. Të dy shprehën gatishmërinë dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qeveritare dhe ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe për angazhim në thellimin e raporteve ndërmjet dy vendeve. Republika e Kosovës është gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/