​Norvegjia dominoi Lojërat Olimpike Dimërore, aty ku u përfaqësua edhe Kosova

Shtetet si Norvegjia, Gjermania e SHBA janë tradicionalisht dominante në disa disiplina sporti. Kjo e tregon edhe fakti se sa medalje ato kanë grumbulluar vetëm në këtë edicion të Lojëra Olimpike Dimërore. Norvegjia i prinë listës me plotë 41 medalje gjithsej ku kishte 18 medalje të arta 12 të argjendta dhe 11 të bronzta. E…

Sport

23/02/2026 11:00

Shtetet si Norvegjia, Gjermania e SHBA janë tradicionalisht dominante në disa disiplina sporti. Kjo e tregon edhe fakti se sa medalje ato kanë grumbulluar vetëm në këtë edicion të Lojëra Olimpike Dimërore.

Norvegjia i prinë listës me plotë 41 medalje gjithsej ku kishte 18 medalje të arta 12 të argjendta dhe 11 të bronzta.

E dyta renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 33 medalje: pra 12 të arta, 12 të argjendta dhe 9 të bronzta. Pas tyre janë Italia me 30 medalje, Gjermania me 26 dhe Holanda me 20 medalje.

Por gara nuk shkoi mirë edhe për Kiana Kryeziu e Drin Kokaj.

Dy përfaqësuesit nga Kosova në këto lojëra olimpike nuk ishin në element ngase Kryeziu ra nga shtegu tri here duke mos arritur ta përfundojë asnjërën nga garat ndërsa Kokaj ra njëherë nga shtegu i cili gjithashtu nuk arriti të përfundonte garën dhe kështu nuk pati një vend të renditur në rezultatet përfundimtare.

Gara tjera të kësaj kategorie sporti do të mbahen më 27/28 shkurt në Andorra, pastaj në Val di Fassa – 6–8 mars 2026, në Suedi me 14–15 mars 2026 dhe në Norvegji finalet e kupës së Botëës me 21-25 mars të po këtij viti.