Rama niset me helikopter për në Korçë pas rrëshqitjeve dhe shembjeve

Rruga që lidh Tiranën me juglindjen e Shqipërisë është e bllokuar për shkak të shembjes në aksin Librazhd-Prrenjas. Kryeministri Edi Rama ka planifikuar një vizitë në qytetin e Korçës, por për shkak të bllokimit të rrugës, ai ka zgjedhur të shkojë me helikopter. Policia e Korçës është lajmëruar se kreu i qeverisë do zbresë me…

Lajme

23/02/2026 10:58

Rruga që lidh Tiranën me juglindjen e Shqipërisë është e bllokuar për shkak të shembjes në aksin Librazhd-Prrenjas.

Kryeministri Edi Rama ka planifikuar një vizitë në qytetin e Korçës, por për shkak të bllokimit të rrugës, ai ka zgjedhur të shkojë me helikopter.

Policia e Korçës është lajmëruar se kreu i qeverisë do zbresë me helikopter në 11:00 në Korçë, për inaugurimin e Polit të Dijes.

Nga kryeministria nuk ka njoftim në lidhje me takimin në fjalë, ndërsa mediat e Korçës kanë raportuar lajmin mbi vizitën në fjalë. Kujtojmë se sot në mesditë ishte planifikuar hapja e rrugës, pas dëmtimeve që pësoi aksi në vendin e quajtur ‘Arra e Gurrës’.

Por sot në këtë vend, pati sërish rrëshqitje, duke bërë që të anulohen planet. Madje dhe mjetet e tonazhit të rëndë që po punonin për hapjen e rrugës janë zhvendosur nga vendi i ngjarjes, për shkak të rrezikshmërisë së lartë.