Arifi: Vetëvendosje nuk i ka votat për presidentin

Afati për zgjedhjen e presidentit/es të Kosovës po afron. Analisti politik, Avni Arifi, në Klankosova tha se pavarësisht fitores bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje më 28 dhjetor, sipas tij, për çështjen e presidentit nuk i ka votat. “Afati po afrohet, 4 marsi është tek dera, ne duhet deri më 4 mars me e pasë presidentin. Pavarësisht…

Lajme

23/02/2026 08:46

Afati për zgjedhjen e presidentit/es të Kosovës po afron.

Analisti politik, Avni Arifi, në Klankosova tha se pavarësisht fitores bindëse të Lëvizjes Vetëvendosje më 28 dhjetor, sipas tij, për çështjen e presidentit nuk i ka votat.

“Afati po afrohet, 4 marsi është tek dera, ne duhet deri më 4 mars me e pasë presidentin. Pavarësisht fitores së jashtëzakonshme të Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit, është e qartë që nuk i ka votat për me e zgjedhë presidentin. Këto situata, si kudo në botë, zgjidhen me konsensus dhe kompromis. Duhet me gjet një kandidat që është i preferuari i dikujt, por që nuk është i urryeri apo kundërshtari i të tjerëve”, tha Arifi

Nga ana tjetër, opinionisti Labinot Balaj, tha se presidentja Vjosa Osmani nuk është kandidatja e preferuar e opozitës.