Mbyllen Lojërat Olimpike Dimërore, flamuri i Kosovës valëvitet nga skitari Drin Kokaj

Pas 16 ditësh gara, Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 janë mbyllur me një ceremoni spektakolare të organizuar në stadiumin e Veronës. Mbylljen e LOD e bëri presidentja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Kirsty Coventry, e cila iu drejtua sportistëve me fjalët “Ishit të guximshëm, të patrembur, plot zemër e pasion”. Në ceremoninë mbyllëse, flamurin Kosovës…

Sport

23/02/2026 08:39

Pas 16 ditësh gara, Lojërat Olimpike Dimërore Milano Cortina 2026 janë mbyllur me një ceremoni spektakolare të organizuar në stadiumin e Veronës.

Mbylljen e LOD e bëri presidentja e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Kirsty Coventry, e cila iu drejtua sportistëve me fjalët “Ishit të guximshëm, të patrembur, plot zemër e pasion”.

Në ceremoninë mbyllëse, flamurin Kosovës e valoi skitari Drin Kokaj, i cili mori pjesë në disiplinën e sllallomit në skijim alpin, shkruan Komiteti Olimpik i Kosovës.

Ndryshe, në renditjen e përgjithshme të medaljeve, Norvegjia, doli e para me 41 medalje, e pasuar nga SHBA (33) dhe Italia (20).

Lojërat e ardhshme Olimpike Dimërore do të mbahen në Alpet Franceze në vitin 2030.