Kërkohet një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari për fajde në Rahovec
Prokuroria Themelore në Gjakovë – Dega Rahovec, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaj, ndaj M.I. Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera, ceket se ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri me inicialet M.I., në qershor të vitit 2024, e në vazhdimësi në Rahovec, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të…
Lajme
Prokuroria Themelore në Gjakovë – Dega Rahovec, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaj, ndaj M.I.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera, ceket se ekziston dyshim i bazuar se i pandehuri me inicialet M.I., në qershor të vitit 2024, e në vazhdimësi në Rahovec, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë për vete, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë në këmbim të të shërbimit (dhënies së borxhit), duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit H.F. Në atë mënyrë që i dëmtuari për shkak të gjendjes së rëndë financiare pasi i duheshin të holla për shërimin e tij, nga i njëjti merr të holla në shumë prej 7000 € (shtatëmijë euro) i cili për çdo muaj paguan shumën prej 700 € (shtatëqind euro), e që ratën e ardhshme i ka caktuar ta paguaj më së largu deri me datë 21.02.2026.
Siç ka njoftuar Prokuroria, deri me datën e inicimit të hetimit ka paguar kamatë me fajde shumën prej 14.000 € (katërmbëdhjetëmijë euro), me ç’rast ditën kritike me datë 21.02.2026 i njëjti është arrestuar nga ana e policisë gjatë realizimit të masave të veçanta hetimore duke i pranuar të hollat në vlerë prej 700 euro nga i dëmtuari.
Me këto veprime ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 prg.2 lidhur me prg.1 të KPRK-së.
I pandehuri që nga data 21 shkurt 2026, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh për veprën penale të lartcekur. /Lajmi.net/