Fitojnë Drita, Ferizaj e Gjilani
Llapi është mposhtur nga Drita, Ferizaj ka arritur fitore ndaj Ballkanit e Gjilani ka triumfuar ndaj ndaj Prishtinës. Të dielën janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së njëzet e një të Superligës së Kosovës në futboll. Pjesa e parë mes Llapit e Dritës ka përfunduar pa gola, ndërsa në të dytën kampionia në fuqi e ka gjetur rrugën e rrjetës.…
Sport
Llapi është mposhtur nga Drita, Ferizaj ka arritur fitore ndaj Ballkanit e Gjilani ka triumfuar ndaj ndaj Prishtinës.
Të dielën janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së njëzet e një të Superligës së Kosovës në futboll.
Pjesa e parë mes Llapit e Dritës ka përfunduar pa gola, ndërsa në të dytën kampionia në fuqi e ka gjetur rrugën e rrjetës. Blerton Sheji ka shënuar për 1:0 në minutën e gjashtëdhjetë e katërt, ndërsa Drita e ka vulosur fitoren me golin e dytë më pas.
Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Ramiz Sadiku” në Prishtinë, pasi në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë po zhvillohen punime.
Në Ferizaj skuadra vendase ka fituar ndaj Ballkanit me rezultat 2:1.
Ruben Silva-Richards e ka kaluar Ferizajn në epërsi në minutën e nëntë. Ballkani ka reaguar shpejt dhe e ka barazuar në minutën e nëntëmbëdhjetë me golin e Almir Kryeziut nga penalltia.
Megjithatë, sulmuesi njëzet e dy vjeçar Richards ka realizuar sërish në minutën e tridhjetë e gjashtë për 2:1, rezultat që ka mbetur deri në fund të takimit.
Në ndeshjen tjetër, Gjilani ka fituar minimalisht 1:0 ndaj Prishtinës.
Golin e vetëm të takimit e ka realizuar Edi Basha në minutën e tridhjetë e shtatë me një goditje nga distanca, duke i siguruar tri pikë të vlefshme skuadrës gjilanase.
Pas kësaj jave, Drita është lidere në tabelë me tridhjetë e tetë pikë, ndërsa Prishtina e Re gjendet në pozitën e fundit me tetëmbëdhjetë pikë.