Arsenali kryeson, por City po troket fort në derë!

Manchester City mori një fitore të rëndësishme 2-1 kundër Newcastle United në javën e 27-të të Premier League, duke i dërguar një mesazh të qartë rivalëve në krye. Protagonisti i mbrëmjes ishte Nico O’Reilly, i cili realizoi dy herë brenda 13 minutave, fillimisht në minutën e 14-të dhe më pas në të 27-ën, transmeton lajmi.net.…

Sport

21/02/2026 23:15

Manchester City mori një fitore të rëndësishme 2-1 kundër Newcastle United në javën e 27-të të Premier League, duke i dërguar një mesazh të qartë rivalëve në krye.

Protagonisti i mbrëmjes ishte Nico O’Reilly, i cili realizoi dy herë brenda 13 minutave, fillimisht në minutën e 14-të dhe më pas në të 27-ën, transmeton lajmi.net.

Mes këtyre dy golave, Newcastle reagoi përmes Lewis Hall, që shënoi në minutën e 22-të dhe mbajti ndeshjen të hapur deri në fund.

Me këtë sukses, Manchester City shkon në kuotën e 56 pikëve, vetëm dy më pak se Arsenali që mban vendin e parë, ndërsa kanë mbetur edhe 11 javë deri në përfundim të kampionatit. Lufta për titull premton emocione deri në xhiron e fundit./lajmi.net/