Barcelona buzëqesh, Osasuna tall “mbretërit” e Madridit

Në një nga befasitë e javës së La Ligës, Osasuna mposhti Real Madridin 2-1, duke rikthyer tensionin në garën për titull. Golat vendimtarë u shënuan nga Budimir dhe Garcia në minutat shtesë, ndërsa për Realin realizoi vetëm Vinicius Junior, transmeton lajmi.net. Me këtë humbje, Real Madrid humbi mundësinë të krijonte një avantazh të qetë, ndërsa…

Sport

21/02/2026 21:02

Në një nga befasitë e javës së La Ligës, Osasuna mposhti Real Madridin 2-1, duke rikthyer tensionin në garën për titull.

Golat vendimtarë u shënuan nga Budimir dhe Garcia në minutat shtesë, ndërsa për Realin realizoi vetëm Vinicius Junior, transmeton lajmi.net.

Me këtë humbje, Real Madrid humbi mundësinë të krijonte një avantazh të qetë, ndërsa Barcelona mund ta kalojë sot në tabelë, nëse fiton ndaj Levantes.

Aktualisht, Real Madrid ka 60 pikë, kurse Barcelona 58, por me një ndeshje më pak./lajmi.net/