Një ditë pas vendimit të Gjykatës Supreme, Trump rrit tarifat globale në 15%
Presidenti i Donald Trump ka njoftuar sot vendosjen e një tarife globale prej 15% mbi mallrat e importuara, duke reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Supreme të SHBA-së që rrëzoi tarifat e tij të mëparshme. Trump theksoi në një postim në Truth Social se vendimi i gjykatës ishte “qesharak, i shkruar keq dhe jashtëzakonisht antiamerikan”…
Bota
Presidenti i Donald Trump ka njoftuar sot vendosjen e një tarife globale prej 15% mbi mallrat e importuara, duke reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Supreme të SHBA-së që rrëzoi tarifat e tij të mëparshme.
Trump theksoi në një postim në Truth Social se vendimi i gjykatës ishte “qesharak, i shkruar keq dhe jashtëzakonisht antiamerikan” dhe njoftoi masa të reja për të mbrojtur interesat ekonomike të SHBA-së. Ai shtoi se tarifa që kishte planifikuar më parë prej 10% do të rritet menjëherë në 15%: “Bazuar në një shqyrtim të plotë, të hollësishëm dhe të plotë të vendimit… unë, si President i Shteteve të Bashkuara, do ta rris menjëherë tarifën globale prej 10 përqind… në nivelin plotësisht të lejueshëm dhe ligjërisht të verifikueshëm prej 15 përqind.”, transmeton lajmi.net.
Trump gjithashtu paralajmëroi se gjatë muajve të ardhshëm administrata e tij do të identifikojë dhe zbatojë tarifa të tjera, duke vijuar, siç tha ai, procesin për “ta bërë Amerikën përsëri të madhe – MË TË MADHE SE KURRË MË PARË!!!”
Ky zhvillim vjen pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila dje kufizoi bazën ligjore të një pjese të politikës tarifore të Trump, duke theksuar se presidenti nuk mund të mbështetej në Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencës të vitit 1977 për të vendosur tarifa globale pa autorizim të qartë ligjor.
Vendimi përbën një sfidë të rëndësishme për strategjinë tregtare të Trump, e cila gjatë mandatit të tij ka përfshirë vendosjen e tarifave të përgjithshme dhe sektoriale për të ulur deficitin tregtar dhe për të mbrojtur industrinë amerikane.
Trump duket se synon t’i kthejë këto kufizime në një mundësi për të forcuar kontrollet mbi importet dhe për të vijuar politikën e tij të proteksionizmit ekonomik./lajmi.net/