Organizatat ndërkombëtare të gazetarëve i kërkojnë Kurtit dhe Haxhiut financim të mjaftueshëm për RTK-në për të garantuar pavarësinë

Një grup organizatash ndërkombëtare që mbrojnë gazetarët dhe lirinë e medias, përfshirë ECPMF, IPI, EFJ, Reporterët pa Kufij, Indeksin mbi Censurën dhe OBCT, kanë shprehur shqetësim për buxhetin e pamjaftueshëm të Radio Televizioni i Kosovës dhe kanë bërë thirrje urgjente ndaj institucioneve të Kosovës për të respektuar detyrimet ligjore. Në komunikatën e tyre, organizatat nënvizojnë…

Lajme

21/02/2026 17:48

Një grup organizatash ndërkombëtare që mbrojnë gazetarët dhe lirinë e medias, përfshirë ECPMF, IPI, EFJ, Reporterët pa Kufij, Indeksin mbi Censurën dhe OBCT, kanë shprehur shqetësim për buxhetin e pamjaftueshëm të Radio Televizioni i Kosovës dhe kanë bërë thirrje urgjente ndaj institucioneve të Kosovës për të respektuar detyrimet ligjore.

Në komunikatën e tyre, organizatat nënvizojnë se “Kuvendi i Kosovës po diskuton aktualisht buxhetin e RTK-së, i cili parashikohet të miratohet në dy lexime më 19 dhe 20 shkurt 2026. Sipas projektligjit për Buxhetin e vitit 2026, parlamenti, bazuar në propozimin e qeverisë, do të ndajë vetëm 8.9 milionë euro, të cilat janë të mjaftueshme vetëm për të mbuluar nevojat themelore operative, siç janë pagat e stafit”, transmeton lajmi.net

Organizatave u shqetëson se një deficit i tillë mund të komprometojë seriozisht pavarësinë e transmetuesit publik. “Një deficit buxhetor i kësaj shkalle do ta dëmtonte seriozisht aftësinë e transmetuesit publik për të vepruar në mënyrë të pavarur dhe për të përmbushur misionin e tij për të informuar qytetarët mbi çështjet me interes publik. Nëse RTK do të merrte buxhetin që i takon ligjërisht, kjo do t’i lejonte atij të vepronte në mënyrë të pavarur nga çdo ndërhyrje nga qeveria dhe Parlamenti, duke mundësuar njëkohësisht investimet dhe zhvillimin e transmetuesit public”, theksohet më tej.

Për këtë arsye, organizatat kanë bërë thirrje të qartë: “Përpara vendimit të pritur buxhetor, organizatat tona i kërkojnë bashkërisht Kryeministrit dhe Presidentit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe Kryetares së Parlamentit, Albulena Haxhiu, të sigurohen që transmetuesi publik të marrë buxhet të mjaftueshëm dhe të drejtë në përputhje me ligjin dhe që të mos i nënshtrohet presionit politik përmes kufizimeve buxhetore.”

Ky reagim nxit debatin mbi rëndësinë e financimit adekuat për RTK-në, duke u fokusuar në garantimin e pavarësisë editoriale dhe të drejtës për të informuar qytetarët mbi çështje me interes publik./lajmi.net/