Uk Lushi kritikon Vjosa Osmanin: Mos e përdorni Amerikën për fushatë presidenciale – Kosova do bënte mirë ta zgjidhte Thaçin president
Aktivisti i njohur kosovar Uk Lushi ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në skenën politike, duke kritikuar, siç ka thënë ai, “keqpërdorimin e Amerikës” në funksion të një mandati të ri presidencial nga ana e Vjosa Osmani. Në një postim publik, Lushi ka theksuar se nuk është e ndershme që mbështetja apo raportet me Shtetet…
Lajme
Aktivisti i njohur kosovar Uk Lushi ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në skenën politike, duke kritikuar, siç ka thënë ai, “keqpërdorimin e Amerikës” në funksion të një mandati të ri presidencial nga ana e Vjosa Osmani.
Në një postim publik, Lushi ka theksuar se nuk është e ndershme që mbështetja apo raportet me Shtetet e Bashkuara të përdoren si argument fushate. Sipas tij, kushdo qytetar që i plotëson kushtet për t’u zgjedhur president i Kosova do të respektonte partneritetin me SHBA-të dhe nuk do të vepronte në kundërshtim me interesat shtetërore.
Ai ka shtuar se SHBA-të bashkëpunojnë me cilindo që zgjedh Kosova në krye të shtetit, duke kundërshtuar idenë se ekziston një kandidat i preferuar nga Uashingtoni. “Partitë në Kosovë nuk duhet të bien pré e pretendimit se Amerika e do një kandidat/e kukull”, ka shkruar Lushi.
Sipas tij, presidenti apo presidentja duhet të reflektojë konsensusin dhe spektrin politik në vend, e jo ambiciet personale të individëve. Lushi ka përmendur edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, duke thënë se Kosova “do të kishte bërë mirë ta zgjidhte president”, por ka shtuar se, në mungesë të një vendimmarrjeje të tillë, duhet të merret në konsideratë një kandidat i propozuar nga opozita.
Në fund, ai ka theksuar se liderët duhet të jenë në shërbim të shtetit dhe jo ta përdorin shtetin si instrument për karrierë personale, duke paralajmëruar kundër, siç e ka quajtur ai, instrumentalizimit të ndjenjës së sinqertë proamerikane të shqiptarëve për qëllime elektorale.
Postimi i plotë: