“Tevidja” trazon ujërat në BBVA, Miri dhe Rogerti kërcënojnë Shëndritin: Të mbysim këtu

Një debat i fortë ka trazuar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, duke sjellë tensione të larta mes banorëve dhe një situatë që për pak sa nuk doli jashtë kontrollit. Protagonistë të përplasjes kanë qenë Shëndriti, Miri dhe Roberti, ku gjithçka nisi nga një batutë e keqkuptuar. Shëndriti përdori shprehjen…

ShowBiz

21/02/2026 15:54

Një debat i fortë ka trazuar mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, duke sjellë tensione të larta mes banorëve dhe një situatë që për pak sa nuk doli jashtë kontrollit.

Protagonistë të përplasjes kanë qenë Shëndriti, Miri dhe Roberti, ku gjithçka nisi nga një batutë e keqkuptuar.

Shëndriti përdori shprehjen spanjolle “Hijo de puta”, për të cilën sqaroi se ishte thjesht një shaka dhe një referencë ndaj një personazhi humoristik nga seriali “Tevides”, që e përdor shpesh këtë frazë në episodet e tij. Megjithatë, konteksti nuk u interpretua si humor nga djemtë e tjerë, të cilët e morën si fyerje të rëndë.

Roberti reagoi menjëherë me tone të ashpra, duke e quajtur Shëndritin “budalla” dhe duke e paralajmëruar me fjalët: “Luj tamam, në qoftë se s’don me lujt tamam ta kallxojmë ne bijtë e kujt jemi.” Situata u tensionua edhe më shumë kur Miri iu afrua fizikisht Shëndritit në mënyrë kërcënuese dhe i kërkoi llogari ballë për ballë duke i thënë: “Ma thuaj edhe një herë”.

Gjatë gjithë përplasjes, Shëndriti u përpoq vazhdimisht të ulte tensionet dhe të sqaronte se shprehja nuk kishte qenë ofendim personal, por një referencë humoristike e shkëputur nga konteksti. Pavarësisht insistimit të tij, banorët nuk u bindën nga shpjegimi dhe situata mbeti e nxehtë për disa minuta.

Ngjarja ka ngjallur reagime edhe te publiku në rrjetet sociale, ndërsa mbetet për t’u parë nëse produksioni do të ndërhyjë me ndonjë masë disiplinore pas këtij episodi të tensionuar brenda shtëpisë.

VIDEO