Arrestohet një person në Ferizaj, i gjendet një pistoletë në veturë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar një person në Ferizaj për posedim të paautorizuar të armeve. Policia ka bërë me dije se të arrestuarit i është gjetur një pistoletë gjatë në veturë gjatë patrullimit. Sipas policisë, ndaj të arrestuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të…

Lajme

21/02/2026 11:28

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar një person në Ferizaj për posedim të paautorizuar të armeve.

Policia ka bërë me dije se të arrestuarit i është gjetur një pistoletë gjatë në veturë gjatë patrullimit.

Sipas policisë, ndaj të arrestuarit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Me datë 21.02.2026, rreth orës 01:40, njësia patrulluese policore në Ferizaj ka hasur në një veturë të tipit VË Touran, me targa vendore, e cila ishte e ndalur në rrugën “Vëllezrit Gërvalla”. Në afërsi të veturës është hasur personi me inicialet Xh.G. (34 vjeç). Për shkak të veprimeve të dyshimta,është ndaluar për kontroll, me ç’rast tek ai është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri (pistoletë) me 8 fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor për intervistim. Me vendim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, është thënë në njoftimin e policisë.