Arrestohen dy persona për mashtrim, i morën një qytetari 130 mijë euro me premtimin për shërim jashtë shtetit
Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë mashtruar një burrë me premtimin se do ta dërgojnë jashtë vendit për shërim duke ia marrë 130 mijë euro. Policia tha se ngjarja ka nisur më 2023 në Lipjan e Malishevë, duke shtuar se me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa…
Lajme
Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë mashtruar një burrë me premtimin se do ta dërgojnë jashtë vendit për shërim duke ia marrë 130 mijë euro.
Policia tha se ngjarja ka nisur më 2023 në Lipjan e Malishevë, duke shtuar se me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.
“Me datë 20.02.2026 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kishin mashtruar viktimën, ku kanë arrit të dëmtojnë në vlerë prej 130.000€, duke premtuar se do të dërgojnë jashtë shtetit për shërim. Si prova materiale janë sekuestruar dy telefona mobil, dy kartela të spitaleve dhe një kartelë bankare”, thuhet në raportin e policisë.