Sot nuk do të ketë qarkullim të trenit Pejë – Prishtinë

Trainkos ka njoftuar se treni në linjën Pejë-Prishtinë, me nisje nga ora 05:30, është anuluar për sot. Kjo, sipas tyre për arsye teknike. “Të nderuar udhëtarë, Ju njoftojmë se ditën e nesërme treni në linjën Pejë – Prishtinë, me nisje në ora 05:30, datë 21.02.2026, është revokuar (anuluar) për shkak të arsyeve teknike. Kërkojmë mirëkuptimin…

Lajme

21/02/2026 08:08

Trainkos ka njoftuar se treni në linjën Pejë-Prishtinë, me nisje nga ora 05:30, është anuluar për sot.

Kjo, sipas tyre për arsye teknike.

“Të nderuar udhëtarë,

Ju njoftojmë se ditën e nesërme treni në linjën Pejë – Prishtinë, me nisje në ora 05:30, datë 21.02.2026, është revokuar (anuluar) për shkak të arsyeve teknike.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj” – thuhet në njoftim.