Neymar jep lajmin e hidhur, pensionimi do të ndodh së shpejti

Neymar ka paralajmëruar pensionimin si futbollist aktiv. Sulmuesi brazilian filimisht synon të jetë pjesë e Kupës së Botës e pastaj të pensionohet në fund të vitit. 34-vjeçari në një intervist të fundit ka deklaruar se fundi i tij në futbollin aktiv mund të jetë në dhjetor të vitit 2025. ”Nuk e di se çfarë do…

Sport

20/02/2026 20:52

Neymar ka paralajmëruar pensionimin si futbollist aktiv.

Sulmuesi brazilian filimisht synon të jetë pjesë e Kupës së Botës e pastaj të pensionohet në fund të vitit.

34-vjeçari në një intervist të fundit ka deklaruar se fundi i tij në futbollin aktiv mund të jetë në dhjetor të vitit 2025.

”Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, vitin e ardhshëm. Është e mundur që në dhjetor të dua të dal në pension.

Doja të kthehesha 100% në formë këtë sezon, prandaj mungova në disa ndeshje. Është një vit i rëndësishëm, jo ​​vetëm për Santosin, por edhe për ekipin kombëtar brazilian dhe për mua, me Kupën e Botës”, ka deklaruar Neymar.