Inskenoi grabitje për të përvetësuar 1400 euro, arrestohet punëtori i një poste të shpejtë në Malishevë
Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka inskenuar një grabitje për të përvetësuar 1400 euro në fshatin Llazicë, Komuna e Malishevës. Sipas njoftimit të Policisë, më 20 shkurt 2026, rreth orës 12:00, autoritetet janë informuar për një grabitje të raportuar nga ankuesi me inicialet Xh. K., punëtor i një poste të shpejtë. Ai kishte…
Lajme
Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka inskenuar një grabitje për të përvetësuar 1400 euro në fshatin Llazicë, Komuna e Malishevës.
Sipas njoftimit të Policisë, më 20 shkurt 2026, rreth orës 12:00, autoritetet janë informuar për një grabitje të raportuar nga ankuesi me inicialet Xh. K., punëtor i një poste të shpejtë. Ai kishte deklaruar se dy persona të dyshuar, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), i kishin marrë një çantë me 1400 euro, raporton lajmi.net
Pas pranimit të rastit, njësitet e Stacionit Policor në Malishevë dhe Sektori Rajonal i Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme hetimore. Janë siguruar vendi i ngjarjes, janë mbledhur dhe analizuar provat, si dhe është intervistuar ankuesi.
Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe analizës së provave, policia ka konstatuar se grabitja e raportuar nuk kishte ndodhur dhe se rasti ishte inskenuar nga vet ankuesi me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm të mjeteve financiare.
I dyshuari ka pranuar veprën dhe ka treguar vendin ku i kishte fshehur të hollat, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar nga policia. Mjetet financiare më pas janë kthyer te pala përkatëse.
Me vendim të prokurorit kompetent, ndaj tij është iniciuar rasti “Lajmërim apo kallëzim i rremë”, ndërsa i njëjti është ndaluar për 48 orë./Lajmi.net/