Gjykata e Pejës liron xhudistin Akil Gjakova nga akuza për dhunë në familje

Gjykata Themelore në Pejë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të pandehurit xhudistit Akil Gjakova për veprën penale “Dhunë në familje”. Sipas njoftimit të Gjykatës, ky vendim erdhi pas shqyrtimit gjyqësor, teksa institucioni e liroi nga aktakuza të pandehurin Gjakova. Gjykata njofton se e dëmtuara S.M. udhëzohet që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë në procedurë kontestimore civile.…

Sport

20/02/2026 16:39

Gjykata Themelore në Pejë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të pandehurit xhudistit Akil Gjakova për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ky vendim erdhi pas shqyrtimit gjyqësor, teksa institucioni e liroi nga aktakuza të pandehurin Gjakova.

Gjykata njofton se e dëmtuara S.M. udhëzohet që kërkesën pasurore-juridike ta realizojë në procedurë kontestimore civile.

“Arsyetimin e këtij aktgjykimi palët do ta pranojnë me aktgjykimin e shkruar, ndërsa kundër tij kanë të drejtë ankese brenda afatit ligjor prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit, duke e drejtuar ankesën Gjykatës së Apelit përmes kësaj gjykate”, njofton Gykata./Lajmi.net/