Këshilli Prokurorial i Kosovës anulon mbledhjen e 286-të për mungesë kuorumi

Takimi i 286-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), nën kryesimin e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Agron Qalaj, u mbyll pa diskutime për shkak të mungesës së kuorumit. Në fillim të mbledhjes, z. Qalaj njoftoi anëtarët për mungesën e anëtarit të KPK-së nga radhët e PSRK-së, z. Milot Krasniqi, për shkak…

Lajme

20/02/2026 16:08

Takimi i 286-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), nën kryesimin e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Agron Qalaj, u mbyll pa diskutime për shkak të mungesës së kuorumit.

Në fillim të mbledhjes, z. Qalaj njoftoi anëtarët për mungesën e anëtarit të KPK-së nga radhët e PSRK-së, z. Milot Krasniqi, për shkak të arsyeve shëndetësore, raporton lajmi.net

Pas verifikimit të kuorumit, kryesuesi vendosi mbylljen e takimit në përputhje me dispozitat ligjore dhe rregulloren e brendshme të punës së Këshillit.

Data dhe ora e takimit të radhës do të bëhen të ditura për publikun dhe palët e interesuara përmes kanaleve zyrtare të komunikimit të KPK-së./Lajmi.net/