Veton Berisha takohet me Kurtin: Diskutohet plani katërvjeçar dhe çështjet e komunitetit egjiptian
Veton Berisha, kryetar i Partia Liberale Egjiptiane (PLE) dhe deputet i Kuvendi i Kosovës, ka bërë të ditur se është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti. Përmes një njoftimi publik, Berisha ka theksuar se gjatë takimit është diskutuar për planet dhe angazhimet e përbashkëta në kuadër të planit katërvjeçar, me fokus të veçantë në…
Lajme
Veton Berisha, kryetar i Partia Liberale Egjiptiane (PLE) dhe deputet i Kuvendi i Kosovës, ka bërë të ditur se është pritur në takim nga kryeministri Albin Kurti.
Përmes një njoftimi publik, Berisha ka theksuar se gjatë takimit është diskutuar për planet dhe angazhimet e përbashkëta në kuadër të planit katërvjeçar, me fokus të veçantë në interes të Kosovës dhe të komunitetit egjiptian në vend, transmeton lajmi.net.
Ai ka bërë të ditur se ka shprehur gatishmërinë për të marrë përgjegjësi institucionale me qëllim përmirësimin e gjendjes së komunitetit egjiptian në Kosovë.
“E pata kënaqësinë të bashkëbisedojmë për planet dhe punët e përbashkëta në planin 4 vjeqar në interes të Kosovës dhe veqant të komunitetit Egjiptian në Kosovë. E shpreha gadishmërin time të marrim përgjegjësi dhe filloj së ndryshuari gjendja e Egjiptianëve në Kosovë! Na prift e mbara!”, ka shkruar Berisha./lajmi.net/