Ministria e Mbrojtjes hap konkurs për 320 ushtarë të rinj në FSK
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka shpallur konkursin e ri për pranimin e 320 ushtarëve në Forca e Sigurisë së Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar, aplikimi do të jetë i hapur nga 2 marsi deri më 27 mars. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Kosovës, të moshës 18 deri në 25 vjeç, të cilët…
Lajme
Ministria e Mbrojtjes e Kosovës ka shpallur konkursin e ri për pranimin e 320 ushtarëve në Forca e Sigurisë së Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, aplikimi do të jetë i hapur nga 2 marsi deri më 27 mars. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Kosovës, të moshës 18 deri në 25 vjeç, të cilët kanë përfunduar arsimin e mesëm, transmeton lajmi.net.
Përveç kriterit të moshës dhe përgatitjes shkollore, kandidatët duhet të jenë në gjendje të mirë fizike dhe shëndetësore, të kenë figurë të pastër morale dhe ligjore, si dhe të dëshmojnë përkushtim për shërbim me dinjitet dhe profesionalizëm.
Aplikimi bëhet online përmes platformës zyrtare të rekrutimit: https://rekrutimi.fsk-ks.org./lajmi.net/