Aksident trafiku në rrugën Gjilan-Prishtinë, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar si shkak i një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi në rrugën Gjilan-Prishtinë, mëngjesin e sotëm. Në aksident të përfshira ishin dy vetura. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se me këtë rast po merret njësiti i…

Lajme

20/02/2026 13:34

Tre persona kanë mbetur të lënduar si shkak i një aksidenti të rëndë trafiku që ndodhi në rrugën Gjilan-Prishtinë, mëngjesin e sotëm.

Në aksident të përfshira ishin dy vetura.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se me këtë rast po merret njësiti i trafikut rajonal.

“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy  automjete. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo./Lajmi.net/