VV votoi kundër ndërtimit të Muzeut të Luftës në Lubeniq
Të shtatë amendamentet e propozuara nga deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, për t’u përfshirë në leximin e dytë të Buxhetit të Kosovës për vitin 2026 janë refuzuar nga shumica parlamentare e Lëvizja Vetëvendosje. Ndër amendamentet e propozuara nga Zemaj ishin: Ndërtimi i rrugës së Burimit të Ujit – Istog Ndërtimi i ujësjellësit në Strellc –…
Lajme
Të shtatë amendamentet e propozuara nga deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, për t’u përfshirë në leximin e dytë të Buxhetit të Kosovës për vitin 2026 janë refuzuar nga shumica parlamentare e Lëvizja Vetëvendosje.
Ndër amendamentet e propozuara nga Zemaj ishin:
-
Ndërtimi i rrugës së Burimit të Ujit – Istog
-
Ndërtimi i ujësjellësit në Strellc – Deçan
-
Ndërtimi i stadiumit “Mustafë Çekaj” – Isniq
-
Elektrifikimi në Bjeshkët e Deçanit, Isniqit dhe Strellcit
-
Ndërtimi i Muzeut të Luftës – Lubeniq
-
Ndërtimi i shtegut të biçikletave Patrikanë – Tuneli i Parë, Pejë
-
Ndërtimi i pendës mbrojtëse “Bolluvani” – Istog
Deputeti Zemaj ka reaguar pas refuzimit të këtyre amendamenteve, duke theksuar se nuk ishin propozime “luksi”, por iniciativa që adresojnë çështje thelbësore për qytetarët: ujin e pijshëm, infrastrukturën, turizmin, mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe ruajtjen e trashëgimisë historike, transmeton lajmi.net.
“Të shtatë amendamentet e propozuara u refuzuan pa asnjë arsye nga shumica parlamentare. Ajo që është dëshpëruese është se këto amendamente nuk ishin propozime ‘luksi’, por çështje thelbësore si: uji i pijshëm, infrastruktura, turizmi, mbrojtja nga fatkeqësitë natyrore dhe ruajtja e trashëgimisë së historisë sonë të lavdishme. Banorët e Lubeniqit ju presin në përkujtim të masakrës, më datë 1 prill, juve nga VV-ja. Faleminderit deputetëve që i mbështetën këto amendamente dhe që u përpoqën t’i shërbejnë nevojave reale të qytetarëve,” shkruan Zemaj në reagimin e tij./lajmi.net/