VV kundër, nuk përkrahen amandamentet për ndërtimin e një çerdhe dhe një shkolle fillore në Suharekë

Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka përkrahur dy amandamentet e propozuara nga deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi. Fillimisht, ajo propozoi amendamentin për ndërtimin e një çerdhe publike. “Të shtohet projekti i ri kapital “Ndërtimi i Çerdhes Publike” në komunën e Suharekës. Vlera totale e projektit do të jetë 950 mijë euro.”, u shpreh ajo. Por, propozimi…

Lajme

20/02/2026 12:30

Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka përkrahur dy amandamentet e propozuara nga deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi.

Fillimisht, ajo propozoi amendamentin për ndërtimin e një çerdhe publike.

“Të shtohet projekti i ri kapital “Ndërtimi i Çerdhes Publike” në komunën e Suharekës. Vlera totale e projektit do të jetë 950 mijë euro.”, u shpreh ajo.

Por, propozimi i saj nuk mori përkrahjen nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. 16 deputet votuan për, 58  ishin kundër dhe 1 abstenoj.

Bytyqi pastaj propozoi që në buxhet të përfshihet ndërtimi i një shkolle fillore në Suharekë.

“Të shtohet projekti i ri kapital ndërtimi i shkollës fillore “7 Marsi” në Suharekë. Vlera totale e projektit do të jetë 4 milionë euro.”, tha ajo.

Ky propozim i saj poashtu u kundërshtua nga VV. 17 deputetë ishin për, 60 kundër dhe asnjë abstenim./lajmi.net/