Fajde me kamatë mujore 100% në Prizren, dy të dyshuar përfundojnë në pranga – njëri 32 vjeç, tjetri 22
Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren ka arrestuar më 19 shkurt dy persona nën dyshimin për kryerje të veprës penale “Fajde”. Gjatë operacionit policor janë sekuestruar para të gatshme dhe prova të tjera materiale. Sipas policisë, të dyshuarit, F.B., 32 vjeç, dhe L.G., 22 vjeç, dyshohet se kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme duke kontraktuar…
Lajme
Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren ka arrestuar më 19 shkurt dy persona nën dyshimin për kryerje të veprës penale “Fajde”. Gjatë operacionit policor janë sekuestruar para të gatshme dhe prova të tjera materiale.
Sipas policisë, të dyshuarit, F.B., 32 vjeç, dhe L.G., 22 vjeç, dyshohet se kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme duke kontraktuar borxhe me kushte të padrejta, duke i ngarkuar viktimën me kamatë mujore prej 100%, përfitim ky i bazuar në gjendjen e rëndë financiare të viktimës, transmeton lajmi.net.
Gjatë operacionit janë kontrolluar banesa dhe objekte të tjera të dyshuarve, dhe materialet e sekuestruara janë duke u përdorur si prova në hetime. Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe dërguar në qendrën e mbajtjes në stacionin policor.
Hetuesit, në bashkëpunim me prokurorinë, po vazhdojnë mbledhjen e provave dhe dëshmive për sqarimin e plotë të rastit.
Njoftimi i plotë: