Sezoni i MLS fillon këtë fundjavë, Messi do të luaj kundër Son

Lionel Messi nis këtë fundjavë një sezon kyç për Major League Soccer, ndërsa liga amerikane synon të përfitojë nga rritja e interesit përpara Kupa e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë. Messi do të luajë sezonin e tij të katërt me Inter Miami, që përballet të shtunën me Los Angeles…

Sport

20/02/2026 08:18

Lionel Messi nis këtë fundjavë një sezon kyç për Major League Soccer, ndërsa liga amerikane synon të përfitojë nga rritja e interesit përpara Kupa e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Messi do të luajë sezonin e tij të katërt me Inter Miami, që përballet të shtunën me Los Angeles FC të Son Heung-min në ndeshjen hapëse të sezonit në Los Angeles Memorial Coliseum.

Sezoni i MLS-së do të ndahet në dy pjesë për shkak të Kupës së Botës, me një ndërprerje shtatëjavore gjatë verës. Liga planifikon një fushatë marketingu prej 15–30 milionë dollarësh për të tërhequr tifozë të rinj, transmeton kosovapress.

Disa lojtarë të MLS-së pritet të marrin pjesë në Kupën e Botës, përfshirë Sonin dhe potencialisht Messin, i cili nuk e ka konfirmuar ende nëse do të luajë në një rekord të gjashtë turnesh botërorë.