Zyrtare: Bukayo Saka nënshkruan kontratë të re me Arsenalin, do të fitoj 300 mijë funte në javë
Arsenali ka siguruar shërbimet e sulmuesit anglez Bukayo Saka për pesë vitet e ardhshme me një kontratë të re afatgjate. 24-vjeçari, i cili debutoi me Arsenalin në vitin 2018, ka shënuar 78 gola në 300 paraqitje zyrtare, duke u bërë një nga golashënuesit më të spikatur të klubit, transmeton lajmi.net. Me marrëveshjen e re, Saka…
Sport
Arsenali ka siguruar shërbimet e sulmuesit anglez Bukayo Saka për pesë vitet e ardhshme me një kontratë të re afatgjate.
24-vjeçari, i cili debutoi me Arsenalin në vitin 2018, ka shënuar 78 gola në 300 paraqitje zyrtare, duke u bërë një nga golashënuesit më të spikatur të klubit, transmeton lajmi.net.
Me marrëveshjen e re, Saka do të bëhet futbollisti më i paguar i Arsenalit, duke përfituar mbi 300 mijë funte në javë./lajmi.net/