Arrestohen tre persona, të dyshuar për dy raste të vjedhjeve në Mitrovicë

Sot në orët e para të mëngjesit, në Stacionin Policor në Mitrovicë,  janë raportuar dy raste të thyerjeve të lokaleve në lokacione të ndryshme të qytetit. Pas disa orësh intensive të veprimeve operative dhe hetimore, Policia ka arritur të identifikojnë tre presona të dyshuar. “Gjatë kontrollit tek të dyshuarit janë gjetur gjësendet e vjedhura në lokalet…

Lajme

19/02/2026 14:57

Sot në orët e para të mëngjesit, në Stacionin Policor në Mitrovicë,  janë raportuar dy raste të thyerjeve të lokaleve në lokacione të ndryshme të qytetit.

Pas disa orësh intensive të veprimeve operative dhe hetimore, Policia ka arritur të identifikojnë tre presona të dyshuar.

“Gjatë kontrollit tek të dyshuarit janë gjetur gjësendet e vjedhura në lokalet e thyera. Personat e dyshuar (njëri prej tyre i moshës e mitur) janë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor dhe pas procedurave të intervistimit dhe procedurave tjera të nevojshme, është iniciuar rasti penal: ,,Vjedhje e rëndë”. Me vendim të prokurorit, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor prej (48) orësh”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/