Ia shitën një pronë në vlerë prej mbi 1.5 milionë euro duke e mashtruar, Policia arreston katër persona në Prishtinë
Policia e Kosovës, ka njoftuar se pas hetimeve kanë siguruar prova që dëshmojnë se katër persona, me inicialet M.M, Sh.B, D.R dhe B.Zh, duke falsifikuar dokumente dhe duke i përdorur si të vërta ato, kanë arritur të shesin pronën e një personi tjetër, përmes noterit në sipërfaqe prej 36.28 ari. Në të njëjtën kohë, ata…
Lajme
Policia e Kosovës, ka njoftuar se pas hetimeve kanë siguruar prova që dëshmojnë se katër persona, me inicialet M.M, Sh.B, D.R dhe B.Zh, duke falsifikuar dokumente dhe duke i përdorur si të vërta ato, kanë arritur të shesin pronën e një personi tjetër, përmes noterit në sipërfaqe prej 36.28 ari.
Në të njëjtën kohë, ata kanë mashtruar edhe blerësin H.M, duke i thënë se po ia shesin pronën me dokumentacion të rregullt, dhe i kanë marrë 1 milionë e 578 mijë e 100 euro.
Policia ka realizuar kontrolle në 5 lokacione të ndryshme, me ç’rast janë gjetur mjete monetare në vlerë prej 9,000.00 euro, të cilat janë sekuestruar si provë në procedurat e mëtejme.
“Personat e dyshuar dyshohet se kanë kryer veprat penale:
· ‘mashtrimi’, nga neni 323 i KPRK-së,
· ‘falsifikimi i dokumenteve’, nga neni 390 i KPRK-së,
· ‘legalizimi i përmbajtjes se rreme’, nga neni 395 i KPRK-së”, ka njoftuar Policia.
Sot, të dyshuarit e lartcekur janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe pas konsultës me prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh. /Lajmi.net/