Spalletti projekton Juventusin e ri, ja fati i Edon Zhegrovës
Nëse Luciano Spalletti vazhdon të qëndrojë te Juventusi, të paktën gjashtë lojtarë nuk do të jenë pjesë e projektit të tij për sezonin 2026-27. Sipas La Gazzetta dello Sport, tekniku toskan ka identifikuar futbollistët që nuk përputhen me vizionin e tij për skuadrën dhe nuk do të kenë rol kryesor në të ardhmen. Loïs Openda…
Sport
Nëse Luciano Spalletti vazhdon të qëndrojë te Juventusi, të paktën gjashtë lojtarë nuk do të jenë pjesë e projektit të tij për sezonin 2026-27. Sipas La Gazzetta dello Sport, tekniku toskan ka identifikuar futbollistët që nuk përputhen me vizionin e tij për skuadrën dhe nuk do të kenë rol kryesor në të ardhmen.
Loïs Openda ka pasur paraqitje të dobëta dhe ka luajtur vetëm 87 minuta në tetë ndeshje gjatë vitit 2026. Dusan Vlahovic dhe Jonathan David u lënduan kundër Galatasaray, por Spalletti preferoi Weston McKennie si qendërsulmues, duke lënë të kuptohet se Openda nuk është në planet e tij. Edhe Juan Cabal ka pasur vështirësi në përshtatjen me stilin e lojës së Spallettit, veçanërisht në ndërtimin e sulmit nga mbrojtja.
Federico Gatti pritet të qëndrojë si zëvendësues, ndërsa portieri Michele Di Gregorio ka tërhequr kritika për performancën e fundit të skuadrës.
Në listën e futbollistëve që nuk janë në planet e trajnerit përfshihet edhe kosovari Edon Zhegrova, i cili ka pasur kohë të reduktuar loje në javët e fundit, si dhe Vasilije Adzic. Të gjithë këta lojtarë nuk pritet të jenë pjesë e projektit të Juventusit nëse Spalletti mbetet në Allianz Stadium sezonin e ardhshëm./kp