Pasi nëna e tyre përfundoi terapitë për sëmundjen e rëndë, Alban dhe Beatrix Ramosaj me postim emocionues: Përqafimi për të cilin jemi lutur
Pasi nëna e tyre përfundoi trajtimin për sëmundjen e rëndë, Beatrix Ramosaj dhe Alban Ramosaj kanë bërë një postim tejet emocionues në rrjetet sociale, duke njoftuar se ëma zyrtarisht ka finalizuar kimioterapinë dhe terapinë me rreze. Ata e përshkruan rrugëtimin si jashtëzakonisht të vështirë dhe njoftuan gjithashtu se në muajin mars nëna e tyre do…
ShowBiz
Pasi nëna e tyre përfundoi trajtimin për sëmundjen e rëndë, Beatrix Ramosaj dhe Alban Ramosaj kanë bërë një postim tejet emocionues në rrjetet sociale, duke njoftuar se ëma zyrtarisht ka finalizuar kimioterapinë dhe terapinë me rreze.
Ata e përshkruan rrugëtimin si jashtëzakonisht të vështirë dhe njoftuan gjithashtu se në muajin mars nëna e tyre do të ketë skanimin e parë pas terapive, me shpresën që të jetë shëruar plotësisht.
Përmes një postimi emocional, dyshja publikuan gjithashtu një video që ndanin një moment përqafimi të ngrohtë me të ëmën, derisa përmbyllën këtë sfidë të rëndë.
“Përqafimi për të cilin jemi lutur. Ka qenë një udhëtim i vështirë, i vështirë për t’u përshkruar me fjalë, por mirënjohja dhe optimizmi mbizotërojnë. Edhe pse kjo sfidë e vështirë është afër për t’u përfunduar, na kujtohet se jeta është e shkurtër dhe të jetuarit… dhe të mbajturit të dashurit tanë çdo moment është një dhuratë dhe një privilegj. Nëna ka përfunduar zyrtarisht kimioterapinë dhe terapinë me rreze, kështu që sot e festojmë këtë; nesër dhe çdo ditë që kemi mundësinë të jemi afër teje. Deri në mes të marsit, ajo do të ketë skanin e parë kontrollues pas terapive që ka ndjekur, dhe ne shpresojmë, lutemi dhe e manifestojmë që rezultati të jetë rikuperim i plotë nga kjo sfidë. Të duam shumë, nënë, Antigone Ramosaj”, kanë shkruar dyshja në postimin e tyre emocionues.
Beatrix dhe Alban falënderuan gjithashtu të gjithë ata që qëndruan pranë tyre gjatë këtyre kohëve. Ata shtuan se mendimet dhe lutjet e tyre shkojnë për të gjithë ata dhe për çdo familje që po përballen me sfida të ngjashme.