Kuka: Ky muaj është mundësi për të forcuar virtytet njerëzore
Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka uruar të gjithë besimtarët për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ai ka theksuar se ky muaj është një mundësi për të forcuar virtytet njerëzore, për të krijuar afërsi dhe për të ndërtuar ura miqësie, solidariteti e dashurie mes njerëzve kudo që jetojnë. “Muaji i shenjtë i Ramazanit…
Sport
Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka uruar të gjithë besimtarët për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ai ka theksuar se ky muaj është një mundësi për të forcuar virtytet njerëzore, për të krijuar afërsi dhe për të ndërtuar ura miqësie, solidariteti e dashurie mes njerëzve kudo që jetojnë.
“Muaji i shenjtë i Ramazanit qoftë muaj që forcon virtytet njerëzore për afërsi mes njerëzve kudo që jetojnë, duke ndërtuar ura të miqësisë, solidaritet e dashuri! Agjërim të lehtë e lutje të pranuara për shëndet sa më të mirë e begati në familjet tona!”, ka shkruar Kuka në “Facebook”.
Kuka u ka uruar besimtarëve agjërim të lehtë, lutje të pranuara, shëndet të mirë dhe begati në familjet e tyre, duke theksuar rëndësinë e bashkësisë dhe solidaritetit gjatë këtij muaji të veçantë.