Mustafa paraqet amendamentin për përfshirjen e buxhetit të Prishtinës në atë të Kosovës për vitin 2026

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka njoftuar se sot do të paraqes zyrtarisht amendamentin për përfshirjen e buxhetit të Komunës së Prishtinës, në Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. Ai ka thënë se këtë amendament do ta paraqet në Komisionin Parlamentar për Buxhet, dhe aty do të provoj të ndërtoj pajtueshmëri me…

Lajme

19/02/2026 08:18

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa ka njoftuar se sot do të paraqes zyrtarisht amendamentin për përfshirjen e buxhetit të Komunës së Prishtinës, në Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Ai ka thënë se këtë amendament do ta paraqet në Komisionin Parlamentar për Buxhet, dhe aty do të provoj të ndërtoj pajtueshmëri me të gjitha partitë parlamentare sepse Prishtina nuk u përket vetëm banorëve të saj, por mbarë Kosovës.

“Si qendra jonë kryesore ekonomike, akademike, shëndetësore dhe administrative, infrastruktura e kryeqytetit përballon çdo ditë një fluks masiv të qytetarëve nga çdo komunë tjetër. Zhvillimi i Prishtinës, rregullimi i infrastrukturës dhe përmirësimi i shërbimeve të saj, ndikon drejtpërdrejt në jetën e qindra mijëra qytetarëve që punojnë, studiojnë apo marrin shërbime këtu. Mbështetja e këtij amendamenti nuk duhet të shihet si një favor lokal apo betejë politike, por si një domosdoshmëri për një shtet më funksional. Kur bëhet fjalë për Kryeqytetin tonë, besoj fort se interesi i përgjithshëm shtetëror duhet të lartësohet mbi çdo ngjyrë apo ndasi partiake”, ka shkruar Mustafa. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: