Vdes ish-ushtari i UÇK-së Skender Ademi

Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skender Ademi. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i degës së OVL-së së UÇK-së në Drenas, Enver Hajdari. I ndjeri ka dhënë kontribut të çmuar në luftën e lavdishme të UÇK-së, duke u rreshtuar me përkushtim dhe guxim në radhët e luftëtarëve…

Lajme

18/02/2026 18:43

Ka vdekur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skender Ademi.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i degës së OVL-së së UÇK-së në Drenas, Enver Hajdari.

I ndjeri ka dhënë kontribut të çmuar në luftën e lavdishme të UÇK-së, duke u rreshtuar me përkushtim dhe guxim në radhët e luftëtarëve të lirisë.

“Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, e enjte, më 19.02.2026, në ora 14:00, në varrezat e lagjes Ademi, në Dritan (Dobroshec), Komuna e Drenasit”, thuhet në njoftim.