Haradinaj uron fillimin e Ramazanit: Muaj i sakrificës, mëshirës dhe afrimit mes njerëzve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke theksuar vlerat e sakrificës, vetëpërmbajtjes dhe mëshirës që e karakterizojnë këtë periudhë për besimtarët myslimanë. Në një postim në Facebook, Haradinaj është shprehur se Ramazani forcon ndjenjën e afrimit dhe faljes mes njerëzve, vlera këto që, sipas tij, i kanë…

Lajme

18/02/2026 18:41

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke theksuar vlerat e sakrificës, vetëpërmbajtjes dhe mëshirës që e karakterizojnë këtë periudhë për besimtarët myslimanë.

Në një postim në Facebook, Haradinaj është shprehur se Ramazani forcon ndjenjën e afrimit dhe faljes mes njerëzve, vlera këto që, sipas tij, i kanë shoqëruar shqiptarët gjatë gjithë historisë së tyre.

Ai ka uruar Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës, si dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë dhe trojet shqiptare për fillimin e muajit të shenjtë.

“Uroj që ky muaj të sjellë më shumë të mira shpirtërore, begati dhe mirëqenie. Agjërim të lehtë e të pranueshëm!”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/