Zgjatet afati për aplikimin në skemën e pagesave direkte për fermerët
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, ka njoftuar se afati për aplikim në kuadër të Thirrjes për Pagesa Direkte është zgjatur deri më 27 shkurt 2026, ora 16:00. Pagesat direkte përfshijnë: Qumësht sipas cilësisë, therjet e raportuara të gjedhit, viçat për majmëri, zogjtë për majmëri (brojlerët) dhe akuakulturë…
Lajme
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, përmes Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, ka njoftuar se afati për aplikim në kuadër të Thirrjes për Pagesa Direkte është zgjatur deri më 27 shkurt 2026, ora 16:00.
Pagesat direkte përfshijnë: Qumësht sipas cilësisë, therjet e raportuara të gjedhit, viçat për majmëri, zogjtë për majmëri (brojlerët) dhe akuakulturë
Sipas ministrisë, vendimi për zgjatjen e afatit u mor pas kërkesave të fermerëve, të adresuara në AZHB.
Fermerët që ende nuk kanë aplikuar ftohen të shfrytëzojnë këtë mundësi brenda afatit të ri për të përfituar pagesat.