Selimi para trupit gjykues në Hagë: Për mua, të qenit bashkëluftëtar i Adem Jasharit është nderi më i madh

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi ka thënë fjalën e tij përfundimtare para Gjykatës Speciale në Hagë. Ai para trupit gjykues në Hagë tha se UÇK u krijua nga nevoja. “Serbia kurrë nuk e fshehu qëllimin e saj ndaj shqiptarëve. Prandaj pyes sërish: Çfarë duhet të bënim ne? Të prisnim radhën për tu…

Lajme

18/02/2026 16:11

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi ka thënë fjalën e tij përfundimtare para Gjykatës Speciale në Hagë.

Ai para trupit gjykues në Hagë tha se UÇK u krijua nga nevoja.

“Serbia kurrë nuk e fshehu qëllimin e saj ndaj shqiptarëve. Prandaj pyes sërish: Çfarë duhet të bënim ne? Të prisnim radhën për tu vrarë, apo të iknim nga shtëpitë tona? UÇK nuk u krijua nga dëshira, por nga nevoja”, tha ai.

Selimi përmendi edhe komandantin Adem Jashari, për çka tha se të ishte bashkëluftëtar i tij është nderi më i madh.

Përveç saj, Selimi e pranoi se kishte bartur armë, pasi sipas tij UÇK kishte qëllim vetëm lirinë.

“Po, kam bartur armë. Armët për ne ishin mjete mbijetese. UÇK nuk kishte qëllim tjetër përveç lirisë. Ishte ushtri çlirimtare. Jam i bindur se bëmë gjënë më të duhur. Edhe sot do ta bëja të njëjtën gjë. Prandaj na mbështeti NATO-ja”, tha ai ndërsa vazhdonte fjalimin e tij. /Lajmi.net/