Selimi në fjalën përfundimtare: Lufta e UÇK-së kishte vetëm një qëllim – Pavarësinë e Kosovës
Në fjalën e tij përfundimtare në Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ish-komandanti i UÇK-së, Rexhep Selimi, rikujtoi misionin e UÇK-së dhe qartësoi rolin e partive politike shqiptare gjatë luftës për pavarësi. Selimi citoi se pretendimet e prokurorisë për të paraqitur mbështetjen për autonomi si diçka legjitime ishin të pavërteta: “Shtabi i përgjithshëm kërkonte pavarësinë…
Lajme
Në fjalën e tij përfundimtare në Zyrën e Prokurorit të Specializuar (ZPS), ish-komandanti i UÇK-së, Rexhep Selimi, rikujtoi misionin e UÇK-së dhe qartësoi rolin e partive politike shqiptare gjatë luftës për pavarësi.
Selimi citoi se pretendimet e prokurorisë për të paraqitur mbështetjen për autonomi si diçka legjitime ishin të pavërteta:
“Shtabi i përgjithshëm kërkonte pavarësinë e Kosovës, partitë politike që mbështesnin autonominë konsideroheshin tradhtare. Të nderuar, në Kosovë s’ka pasur kurrë parti politike shqiptare që ishte kundër pavarësisë dhe rrjedhimisht asnjë që e mbështeste ndonjë autonomi në Serbi. Të gjitha partitë shqiptare ishin për pavarësi, ashtu siç ishte edhe vet qëllimi i UÇK-së”
Ai përfundoi fjalimin duke theksuar qëllimin e shenjtë të luftës çlirimtare:
“Shtabi i përgjithshëm i UÇK-së dhe lufta jonë kishin vetëm një qëllim: pavarësinë e Kosovës. Asnjë parti politike shqiptare nuk ka qenë kundër pavarësisë, dhe të gjithë luftuam për këtë qëllim të shenjtë. Askush nuk mund të barazojë luftën çlirimtare me krimet e okupatorit”.
Fjalimi i Selimit është një mesazh i qartë për drejtësinë dhe vlerat historike të luftës së UÇK-së, duke rikujtuar sakrificat dhe vendosmërinë e popullit shqiptar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. /Lajmi.net/