Zhduket një 14 vjeçare në Rahovec, familja e saj nuk ka informatë për të që nga nëntori
Policia e Kosovës në Gjakovë, ka njoftuar se është zhdukur e mitura Alisiana Shala nga Komuna e Rahovecit. Që nga muaji nëntor i 2025-tës, familja e saj nuk ka informacion ku gjendet 14 vjeçarja. Pavarësisht veprimeve intensive, operative dhe hetimore për gjetjen e saj, Policia ka thënë se nuk kanë arritur t’i lokalizojnë. “Me qëllim…
Lajme
Policia e Kosovës në Gjakovë, ka njoftuar se është zhdukur e mitura Alisiana Shala nga Komuna e Rahovecit.
Që nga muaji nëntor i 2025-tës, familja e saj nuk ka informacion ku gjendet 14 vjeçarja.
Pavarësisht veprimeve intensive, operative dhe hetimore për gjetjen e saj, Policia ka thënë se nuk kanë arritur t’i lokalizojnë.
“Me qëllim që sa më shpejtë të lokalizohet, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe të mediave. Nëse dikush ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Alisiana Bekim Shala (personi në fotografi), ju lutemi të lajmëroheni menjëherë në numrin e telefonit 192 (pa pagesë) ose në stacionin më të afërt policor”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: