Thaçi në Speciale: I vetmi pushtet që kisha, ishte ai i zërit tim

Thaçi vazhdon të mbrohet duke thënë se ai ka qenë bashkëpunues dhe se qëllimi i tij ka qenë ta ndërtojë një Kosovë tolerante dhe shumetnike. “Si mund të pretendojë dikush që në kishim për qëllim ta merrnin kontrollin në Kosovë kur ne pranuam që bashkësia ndërkombëtare të kishte fjalën kryesore në Kosovë dhe pastaj që…

Lajme

18/02/2026 15:31

Thaçi vazhdon të mbrohet duke thënë se ai ka qenë bashkëpunues dhe se qëllimi i tij ka qenë ta ndërtojë një Kosovë tolerante dhe shumetnike.

“Si mund të pretendojë dikush që në kishim për qëllim ta merrnin kontrollin në Kosovë kur ne pranuam që bashkësia ndërkombëtare të kishte fjalën kryesore në Kosovë dhe pastaj që UÇK-ja t’ia dorëzonte armët NATO, ashtu siç ndodhi”, tha ai.

Ai nënvizoi se kishte punuar me Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) pas përfundimit të luftës dhe me dhe partitë e tjera politike “për të ndihmuar në zbatimin e mandatit të tij në të mirë të popullit të Kosovës”.

“Gjatë gjithë Kosovës, i vetmi pushtet që kisha, ishte pushteti i zërit tim. Të nderuar gjyqtarë, siç e keni parë edhe gjatë gjykimit tim, unë e përdora zërin tim për ta promovuar një shoqëri shumetnike, tolerante në vendin tim, Kosovë. Unë u bëra thirrje serbëve lokalë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të ndërtojnë një të ardhme me ne. Edhe serbët, sikurse ne, ishim viktima të Millosheviqit”, theksoi ai.